Prishtinë, 21 nëntor 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama, ka pritur në takim gjyqtarët Shaban Prekalla, Afërdita Prenaj, Gentiana Shabani – Haziri, Fisnik Gashi dhe Albana Ukshini, të cilat ditë më parë kanë përfunduar pjesën e trajnimit gjashtë mujor në Akademinë e Drejtësisë.
Kryetarja e gjykatës iu uroi gjyqtarëve suksese në punën e tyre, duke iu premtuar se do të ketë bashkëpunim dhe mbështetje të plotë nga ana e saj, po ashtu kryetarja kërkoi përkushtim dhe angazhim të madh, duke vlerësuar se emërimi i gjyqtarëve të rinj do të ndihmojë edhe më shumë në rritjen e efikasitetit të kësaj gjykate.
Ndryshe, gjyqtarët e rinj janë përzgjedhur nga konkursi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku me këtë rast janë dekretuar nga Presidentja Osmani, në muajin prill të këtij viti.
Ndërsa gjyqtarja Adelina Jusufi është caktuar në Degën e Gjykatës Themelore në Podujevë dhe gjyqtari Astrit Gashi është caktuar në Degën e Gjykatës Themelore në Gllogoc.