Prishtinë, 19 nëntor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.M, A.S, A.C dhe M.J, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe nën paragrafin 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të pandehurve T.D, N.M, M.S, G.Z, A.A për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Marrje e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 421 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.M, A.S, A.C, M.J, T.D, N.M, M.S, G.Z, A.A dhe të njëjtëve ju caktoi masën e arrestit shtëpiak për secilin. Të pandehurve ju është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndërsa në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit për nëntë të pandehurit.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.