Diskutohet progresi i gjykatave në zbatim të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025 si dhe zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024

Diskutohet progresi i gjykatave në zbatim të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025 si dhe zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024

Prishtinë, 2 nëntor 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj.Albina Shabani – Rama bashkë me kryetarin e Gjykatës Supreme, z.Fejzullah Rexhepi, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z.Albert Zogaj si dhe gjyqtarin dhe njëherësh kryetarin e Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025 si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024 z.Afrim Shala, zhvilluan një vizitë në degët e Gjykatës Themelore të Prishtinës, në Lipjan dhe në Graçanicë.

Gjatë takimit u diskutua për progresin e gjykatës në zbatim të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025.

Kryetarja Shabani – Rama kërkoi nga gjyqtarët e këtyre degëve angazhim të shtuar në përfundimin e lëndëve  më të vjetra se dy vite, të atyre të kthyera në rigjykim dhe të lëndëve tjera me prioritet, sipas këtij Plani.

Kryesuesi Zogaj theksoi rëndësinë e zbatimit të këtyre planeve strategjike të KGjK-së, në mënyrë që efikasiteti i sistemit gjyqësor të rritet, ndërsa gjyqtari Shala sqaroi se Komisioni për monitorimin e planeve strategjike të KGjK-së, do ta vlerësojë punën e secilit gjyqtar në zbatim të këtij plani.

Në anën tjetër eksperti nga USAID, z.John Ferry inkurajoi gjyqtarët që të përfillin dhe zbatojnë planet e tilla, pasi që ato jo vetëm që rrisin efikasitetin e gjyqësorit, por ua lehtësojnë edhe vet gjyqtarëve procesin e vendimmarrjes.

Të pranishmit u zotuan për të përmbushur objektivat e këtij Plani Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi,  me focus në përfundimin e lëndëve të vjetra.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin gjyqtarët mbikëqyrës të degëve në Lipjan dhe në Graçanicë si dhe gjyqtarët e degëve të gjykatës.