Prishtinë, 31 tetor 2023, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj.Albina Shabani Rama ka pritur në takim Përfaqësues të Administratës Gjyqësore Norvegjeze z.Audun Hognes Berg, Këshilltar i Lartë për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, znj.Amra Jasarevic, Këshilltare e Lartë për Reformën në Drejtësi, z.Mats Berg, Udhëheqës i Sektorit të TIK në Departamentin e TIK, znj.Trude Gundersen, Specialiste e Proceseve të Punës.
Gjatë këtij takimi është diskutuar
lidhur me sfidat dhe përparësitë e sistemit elektronik SMIL, si dhe është
diskutuar lidhur me nevojën dhe mënyrat e avancimit të këtij sistemi në të
ardhmen.
Ekspertët morën parasysh propozimet e gjykatës në raport me zhvillimin dhe
avancimin e mëtejmë të sistemit për menaxhimin elektronik të lëndëve, të dy
palët u dakorduan për takime të mëtutjeshme me qellim të implementimit sa më
efikas dhe të duhur të sistemit për menaxhimin e lëndëve.