Prishtinë 20 tetor 2023 – Gjyqtarja mbikëqyrëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë, Mitra Dimiç ka arritur moshën e pensionimit.
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama, gjyqtarët dhe stafi administrativ e falendërojnë gjyqtaren Mitra Dimiç për kontributin e saj në sistemin e drejtësisë si dhe i urojnë pensionim të mbarë, shëndet dhe suksese në jetë.
Mitra Dimiç ishte bërë pjesë e sistemit gjyqësor nga viti 1992, kur edhe ishte emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Lipjan, e cila kishte punuar si gjyqtare civiliste. Ndërsa në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë kishte filluar punën me datë 05 nëntor 2017 si gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil. Në vitin 2017 gjyqtarja Dimiç ishte emëruar gjyqtare mbikëqyrëse nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pozitë të cilën e mbajti deri me rastin e pensionimit të saj.