Prishtinë, 03 Tetor 2023 – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot filluan punën katër bashkëpunëtor profesional, të cilët janë pritur nga Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë z.Mentor Bajraktari dhe Administratori i gjykatës z.Shaban Gërxhaliu.
Nënkryetari Bajraktari fillimisht iu uroj mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesional, duke ju uruar suksese në punë si dhe ju premtoj bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e gjykatës, poashtu kërkoi nga të njëjtit angazhim maksimal nga ana e tyre, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të gjykatës, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.