Lipjan, 11 shtator 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës znj. Albina Shabani-Rama, ka mbajtur takimin e radhës me qytetarë dhe organizatat e Shoqërisë Civile në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur në Gjykatë”.
Takimi
u mbajt në objektin e Gjykatës Themelore të Prishtinës – Dega në Lipjan me
qëllim që çdo qytetar i interesuar ta vizitojë gjykatën, ta takojë kryetaren
dhe të njihet nga afër me punën që bëhet në gjykatën më të madhe në vend.
“Dita e Hapur në Gjykatë” sot ishte një ditë bashkëbisedimi e kryetares së
gjykatës me qytetarët, mediat e shoqërinë civile, me qëllim të rritjes së
transparencës dhe llogaridhënies. Qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë u informuan
për zotimin e kryetares që të jetë sa më afër dhe sa më transparent me
publikun.
Ky aktivitet implementohet nga organizata CLARD në partneritet me IKD dhe në
bashkëpunim me Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe në mbështetje të Ambasadës
Amerikane në Prishtinë Departamentit të Shtetit Amerikan, Byrosë së Narkotikëve
Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit te Ligjit INL.