Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër tre të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë  ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër tre të akuzuarve

Prishtinë 19 korrik 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit D.G për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i akuzuari V.K për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe RR.S për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Privimi i kundërligjshëm i lirisë 196 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari D.G është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj për veprën penale  Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar  si dhe dënim plotësues Ndalim i ushtrimit të funksionit në administrate  publike apo funksioneve në shërbime publike në kohëzgjatje prej 4 vite, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

I akuzuarit V.K është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe i akuzuari RR.S është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Privimi i kundërligjshëm i lirisë.

Përfaqësuesit e autorizuar të palëve të dëmtuara për realizimin e kërkesave pasurore juridike, udhëzohen në kontestin civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore