Prishtinë, 15 korrik 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve F.M dhe H.M për shkak të veprës penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sanksionuar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka refuzuar si të pa bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.M dhe H.M, ashtu që ka vendosur se të njëjtit do të mbrohen në liri.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.