Prishtinë 06 korrik 2023 – Pas funksionalizimit të degës së gjykatës në Fushë Kosovë, e cila është përuruar dje me datë 04 korrik 2023, janë pranuar edhe lëndët e para që bien në kompetencë të kësaj gjykate.
Me këtë rast, kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës znj. Albina Shabani Rama kërkon nga gjyqtarët dhe stafi tjetër administrativ, që të jenë të përgjegjshëm dhe koshient që të ofrohet drejtësi e barabartë me qytetarin në qendër.
Gjithashtu, gjyqtari përgjegjës z. Adnan Konushevci siguron qytetarët e dy qytetëzave në Fushë Kosovë dhe në Obiliq, që në këtë tempull të drejtësisë do të shqyrtohen të gjitha rastet në pajtim me Ligjet e aplikueshme dhe Strategjinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Dega e gjykatës në Fushë Kosovë ndodhet në rrugën “Bedri Pejani”, prapa Komunës së Fushë Kosovës.