Prishtinë, 19 Qershor 2023 – Në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë është mbajtur Mbledhja Komemorative në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën e gjyqtares Shadije Gërguri.
Të pranishëm ishin familjarë të të ndjerës, anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarë dhe kolegë nga stafi i administratës së kësaj gjykate.
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani-Rama tha se gjyqtarja Shadije Gërguri padyshim ka lënë gjurmë të pashlyera në sistemin gjyqësor, duke dëshmuar që me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë mund të arrihet drejtësia në vend.
Po ashtu znj.Drita Rexhaj anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës vlerësoi lartë punën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë.
Kujtime për të ndjeren Gërguri evokuan edhe gjyqtari përgjegjës i Departamentit Special z.Valon Kurtaj dhe Kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë z.Naim Rrustemi.
Në emër të familjes vajza e gjyqtares falënderoj kryetaren Shabani-Rama si dhe të pranishmit për përkrahjen dhe mbështetjen që po i ofrojnë familjes Gërguri, gjatë këtyre ditëve të vështira nëpër të cilat po kalojnë.
Në fund të ceremonisë Kryetarja e Gjykatës Albina Shabani-Rama ndau familjarëve mirënjohje Post Mortum për gjyqtaren e ndjerë Shadije Gërguri.