Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.R

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.R

Prishtinë, 02 Qershor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit B.R për veprën penale Vrasje në tejkalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, nga neni 172 lidhur me nenin12, paragrafi 3 dhe 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari B.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, të akuzuarit B.R në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit, ndërsa i është vazhduar masa e paraburgimit me vendim të posaçëm nga gjykata.

Palët e dëmtuara  udhëzohet në kontest të rregullt civil, për të realizuar kërkesën pasurore juridike.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.