Prishtinë, 25 Maj 2023 – Ju njoftojmë se lidhur me lëndën me numër PS.nr.54/19 me të akuzuar N.S etj, do të shtyhen seancat e datës 25.05.2023, për shkak se dëshmitarja e cila ka qenë e paraparë të dëshmoj në seancë, ka njoftuar gjykatën përmes emailit se vetëm për datën 26.05.2023, mund të jetë prezent në gjykim, andaj me datë 26.05.2023, do të vazhdon gjykimi me këtë dëshmitare.
Ju njoftojmë se rasti me numër PS.nr.17/19 me të akuzuar S.F etj, nuk do të mbahen seancat në datat 29.01.2023 dhe 01.06.2023, për faktin se është kërkuar të shtyhet nga avokati i të akuzuarit R.L, pasi që i njëjti është i angazhuar edhe në një gjykim tjetër, por edhe të akuzuarit S.H i është caktuar mbrojtës sipas detyrës zyrtare pasi që ka hequr dorë nga mbrojtësi i tij për shkak të rrethanave ekonomike. Mbrojtësi i caktuar sipas detyrës zyrtare ka kërkuar që të shtyhet deri në përgatitjen e lëndës, pasi që është lëndë voluminoze.