Gllogoc, 25 prill 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Albert Zogaj, së bashku me Kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës znj. Albina Shabani – Rama, vizituan sot Degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, në Gllogoc.
Gjatë këtij takimi, kryesuesi Zogaj dhe kryetarja Shabani – Rama janë pritur nga gjyqtari mbikëqyrës i kësaj dege, z. Shefqet Baleci, i cili falënderojë të pranishmit për vizitën si dhe me i njoftojë për mbarëvajtjen e punës si dhe për sfidat me të cilat është duke u përballur kjo gjykatë.
Me këtë rast, kryetarja Shabani – Rama theksoj mbështetjen për gjyqtarët e kësaj dege, me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës dhe cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Po ashtu, edhe kryesuesi Zogaj shprehu mbështetjen e plotë të KGJK-së për gjykatën dhe njëkohësisht kërkoi angazhim nga gjyqtarët dhe stafi i gjykatës për realizimin e detyrave në bazë të përgjegjësive, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.
Në këtë takim, u diskutua edhe rreth çështjeve të mbarëvajtjes së punës së kësaj dege, me theks të veçantë kryerjen e lëndëve të vjetra, lëndëve në rigjykim, etj..
Në fund të takimit kryesuesi Zogaj dhe kryetarja Shabani – Rama vizituan edhe vendin ku ka filluar ndërtimi i ri i objektit të gjykatës dhe shikuan për së afërmi punimet e objektit, të kryera deri më tani.