Prishtinë 14 Prill 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama priti në takim shtatë gjyqtarët e sapo dekretuar.
Kryetarja e Gjykatës fillimisht iu uroj suksese gjyqtarëve në punën e tyre, iu premtoj se do të kenë bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e saj dhe po ashtu kërkoi nga të njëjtit të marrin rol aktiv në bërjen e drejtësisë me qëllim të forcimit të sistemit gjyqësor në Gjykatën Themelore të Prishtinës si gjykata më e madhe në vend.
Gjyqtarët fillimisht do ti nënshtrohen trajnimit pranë Akademisë së Drejtësisë, pastaj pas përfundimit të trajnimit do të ngarkohen me lëndë.
Gjyqtarët janë dekretuar me datë 07 prill 2023 nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, pas procedurave të rekrutimit nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.