Prishtinë, 05.04.2023 – Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve N.R etj, e cila ka qenë e caktuar të mbahet me datë 06.04.2023 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, është anuluar për shkak se gjyqtarët e trupit gjykues të Departamentit Special me datë 06.04.2023 do të marrin pjesë në një punëtori.
Seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve N.R etj, është shtyrë për datën 18.04.2023, në ora 09:30 minuta dhe lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha palët.