Kryetarja e Gjykatës mbajti takim me qytetarë dhe organizatat e Shoqërisë Civile në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur në Gjykatë”

Kryetarja e Gjykatës mbajti takim me qytetarë dhe organizatat e Shoqërisë  Civile në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur në Gjykatë”

Prishtinë, 04 Prill 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore Prishtinës znj. Albina Shabani-Rama, sot mbajti takim me qytetarë, dhe organizatat e Shoqërisë Civile në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur në Gjykatë”, me qëllim që çdo qytetar i interesuar ta vizitojë gjykatën, ta takojë kryetaren dhe të njihet nga afër me punën që bëhet në gjykatën më të madhe në vend.


“Dita e Hapur në Gjykatë” do të zbatohet: Në vlerësim dhe respektim të rëndësisë që ka rritja e besimit të publikut tek drejtësia; Të vendosur për të sjellë gjykatën sa më pranë publikut; Në kuadër të një gjykatë transparente dhe miqësore.


“Dita e Hapur në Gjykatë” ishte një ditë bashkëbisedimi mes kryetares me qytetarët, studentët, mediat e shoqërinë civile, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë u informuan për zotimin e kryetares që të jetë sa më afër dhe sa më transparent me publikun.


Ky aktivitet implementohet nga organizata CLARD në partneritet me IKD dhe në bashkëpunim me Gjykatën Themelore të Prishtinës , dhe në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Departamentit të shtetit Amerikan Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit INL