Prishtinë – 03 Prill 2023, Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë z. Mentor Bajraktari, ka mirëpritur në takim z. John P. Moran – Ndihmës shef në Zyren për Arsimim në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, Zyra e Edukimit Juridik, znj.Benina Kusari – Specialiste e lartë ligjore pranë Ambasadës Amerikane dhe ekspertët nga EkoJust – z. Dragomir Yordanov – Ekspert për trajnime dhe ngritje të kapaciteteve dhe znj.Pacurari Otilia Stefania – Eksperte për edukim juridik.
Të njëjtit prezantuan projektin e përbashkët për mbështetje të Akademisë së Drejtësisë në zhvillimin e Programit të Trajnimit tè Trajnuesve dhe po ashtu diskutuan rreth hartimit të materialeve, udhëzuesve/mësimore për trajnimin fizik në distancë, metodologjinë dhe proceset e vlerësimit të nevojave të ndikimit të trajnimit nga Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë.