Prishtinë, 03 Prill 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama ka pritur në takim John C. Hanley – Këshilltar Ligjor Rezident në Ambasaden Amerikane, Erin Cox – Këshilltar Ligjor Rezident, Charles R. Breyer – Gjyqtar i Qarkut në Shtetet e Bashkuara, Qarku Verior i Kalifornisë dhe Fitore Bajraktari – Specialiste Ligjore.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me projektin e Ambasades Amerikane për mbështetje të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me theks të veçantë Departamentin Special të kësaj gjykate, poashtu u diskutua edhe për sfidat dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave përmes ekspertit z. John C. Hanley, për rritje të efikasitetit dhe performancës.
Njëkohësisht kryetarja Shabani – Rama i uroj mirëseardhje edhe z. Erin Cox – Këshilltar Ligjor Rezident, duke i ofruar bashkëpunim në të ardhmen.