Prishtinë 14 mars 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama së bashku me Administratorin e gjykatës z. Shaban Gërxhaliu kanë pritur në takim gjeneratën e re të praktikantëve, të cilët do të angazhohen në një periudhë njëvjeçare, në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe degët e saj në Podujevë, Lipjan, Gllogoc dhe Graçanicë.
Gjatë këtij takimi, kryetarja e gjykatës fillimisht ju dëshiroj mirësëardhje dhe i inkurajoj praktikantët që gjatë kësaj periudhe kohore të përfitojnë sa më shumë njohuri nga puna praktike, njëkohësisht nga të njëjtit kërkoj që krahas mësimit praktik të jenë të disiplinuar në kuptim të respektimit të rregullave dhe procedurave përkatëse të cilat zbatohen në gjykatë.
Duke qenë gjykata më e madhe në vend, kryetarja Shabani-Rama theksoj se Gjykata Themelore në Prishtinë ju mundëson të përfitojnë sa më shumë njohuri dhe të zhvillohen profesionalisht.