Prishtinë, 14 janar 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.M dhe L.B për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasja nga neni 172 lidhur me neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ndërsa A.M ka kryer edhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.M dhe L.B dhe e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin veç e veç.
Gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të paraburgimit dhe ka gjetuur se kërkesa e prokurorit të shtetit pẽr caktimin e paraburgimit është e bazuar, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale, ekziston rreziku i ikjes së tyre dhe në këtë mënyrë mund të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes, andaj paraburgimi është e vetmja masë me të cilën tani për tani mund të sigurohet prania e të pandehurve në këtë procedurë penale, pengimi i tyre në përseritjen e veprave të ngjashme penale dhe me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të kësaj çështje penale.
Të pandehurit A.M dhe L.B me datë 12.02.2023 rreth orës 21:40 min, në Rr “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, në bashkëkryerje dyshohet se e kanë privuar nga jeta të dëmtuarin-tani të ndjerin A.H.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.