Prishtinë, 16 janar 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit SH.K për veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materive plasëse nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
I akuzuari SH.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) muaj dhe dhe dënim me gjobënë shumë prej njëmijë €uro (1000 €) të cilen shumë do ta paguan në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.