Prishtinë 17 dhjetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.T, për veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krime të luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës neni 144 të KPRK-së, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për katër konventat e Gjenevës nga neni 145 dhe 146 te KPRK-së dhe Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës neni 154, ndërlidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.T, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, të pandehurit S.T masa e paraburgimit i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së.
I pandehuri S.T dyshohet se ka kryer veprat penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krime të luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës neni 144 të KPRK-së, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për katër konventat e Gjenevës nga neni 145 dhe 146 te KPRK-së dhe Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës neni 154, ndërlidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.