Prishtinë, 16 dhjetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.F.1, P.F.1, A.F.2, P.F.2, A.S, M.SH, D.F, XH.S, K.S, G.F, I.R dhe R.M.
I akuzuari A.F.1 është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vite e 10 (dhjetë) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 7.000 (shtatë mijë) euro për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi Importi, eksporti, furnizimi, këmbimi, ndërmjetësimi, ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.
I akuzuari P.F.1 është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 3.000 (tremijë) euro për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi Importi, eksporti, furnizimi, këmbimi, ndërmjetësimi, ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.
I akuzuari A.F.2 është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 3.000 (tremijë) euro për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi Importi, eksporti, furnizimi, këmbimi, ndërmjetësimi, ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.
I akuzuari P.F.2 është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 3.000 (tremijë) euro për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi Importi, eksporti, furnizimi, këmbimi, ndërmjetësimi, ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.
I akuzuari A.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy ) vite e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 4.000 (katër mijë) euro për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi Importi, eksporti, furnizimi, këmbimi, ndërmjetësimi, ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
I akuzuari M.SH është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një ) viti dhe dënim me gjobë në shumë prej 2.000 (dy mijë) euro për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi Importi, eksporti, furnizimi, këmbimi, ndërmjetësimi, ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me neini 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
I akuzuari D.F është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy ) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 2.000 (dy mijë) euro për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi Importi, eksporti, furnizimi, këmbimi, ndërmjetësimi, ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me neini 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.
I akuzuari XH.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një ) viti dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.000 (një mijë) euro për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi Importi, eksporti, furnizimi, këmbimi, ndërmjetësimi, ose shitja e paautorizuar e armve apo mjeteve plasese nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
I akuzuari K.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një ) viti dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.000 (një mijë) euro për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi Importi, eksporti, furnizimi, këmbimi, ndërmjetësimi, ose shitja e paautorizuar e armve apo mjeteve plasëse nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Në kuptim të nenit 364 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPP-së lirohen nga aktakuza i akuzuari G.F për veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 1 lidhur me veprën penale Importi, eksporti, Furnizimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse nga neni 364 paragrafi 2 të KPRK-së si dhe të akuzuarit I.R dhe R. M, për veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 1 lidhur me veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse nga neni 364 paragrafi 2 të KPRK-së, për shkak se nuk është provuar se këta të akuzuar kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.
Në kuptim të nenit 364 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës konfiskohen përherë të gjitha Armët e municionet, mjetet për transportimin e armëve dhe mjetet për prodhimin e armëve që ndërlidhen me kryerjen e veprës penale.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.