Prishtinë, 08 dhjetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.K për shkak se në bashkëkryerje e në vazhdimësi ka kryer veprën penale Grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari B.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) viteve për veprën penale në bashkëkryerje, Grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 04.03.2020 deri me datë 08.12.2022, ndërsa për veprën penale, dispozitivi Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, gjykata i shqiptoi dënim gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë) euro.
Sa i përket veprës penale në bashkëkryerje e në vazhdimësi, Grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPK-së, të njëjtin gjykata e liroi nga akuza, në mungesë të provave.
I akuzuari B.K detyrohet që të dëmtuarit S.G t’ia paguajë dëmin në shumë prej 280 euro, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa sa i përket të dëmtuarës “Exfis” e njëta udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil, i akuzuari po ashtu detyrohet që të paguajë shpenzimet gjyqësore sipas fletë shpenzimit të kësaj gjykate në shum֝ën prej 500 euro, ndërsa në Fondin e viktimave shumën prej 50 euro.
Me aktvendim të veçantë të akuzuarit B.K i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtën e ushtrimit të ankesës, në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.