Prishtinë, 07 dhjetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.O për veprën penale Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare nga neni 235 paragrafi 4, nënparagrafi 4.2 dhe paragrafi 4.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës.
I akuzuari S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) viteve , për veprën penale Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare nga neni 235 paragrafi 4, nënparagrafi 4.2 dhe paragrafi 4.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës.
Të akuzuarit S.O i caktohet masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
Pala e dëmtuar është udhëzuar ne kontest juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.