Prishtinë 06.12.2022 –Sot papritmas ka ndërruar jetë gjyqtarja porote e Gjykatës Themelore në Prishtinë Besa Ferri – Rizvanolli.
Gjyqtarja e ndjerë Ferri – Rizvanolli ka shërbyer në Gjykatën Themelore në Prishtinë e cila ka qenë e angazhuar në Departamentin për të Mitur dhe vite me radhë dha një kontribut të madh në sistemin e drejtësisë.
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama, në emër të gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Ferri dhe Rizvanolli, kolegëve dhe miqëve të të ndjerës.
Gjykata do ta kujtoj gjyqtaren porote Besa Ferri – Rizvanolli për punën e palodhshme, urtësinë dhe virtytet e larta të saj.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!