NJOFTIM

NJOFTIM

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton palët se Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e 299-të, të mbajtur me datë 24 nëntor 2022, ka marr vendim ku janë listuar shërbimet esenciale që do të kryhen nga gjykata nga sot 24.11.2022 deri e datë 08.12.2022.

1.Të procedohen dhe mbahen seancat lidhur me masat për sigurinë e të pandehurve në procedurë, shqyrtimet për rastet me paraburgim dhe rastet që kanë të bëjnë me të pandehurit me çrregullime mendore,

2.Trajtimi i kërkesave për sekuestrim dhe masat e përkohshme

3.Ekzekutimi i vendimeve penale,

4.Çështjet e dhunës në familje (të gjitha fushat)

5.Çështjet e sigurimit të kërkesë padisë (të gjitha fushat)

6.Përmbarimi i vendimeve për rastet e dorëzimit të fëmijës, realizimi i kontaktit dhe alimentacioni si dhe rastet e tjera në çfarëdo procedure kur është në pyetje interesi i fëmijës,

7.Procedurat për dërgimin e personave në rehabilitim (të gjitha fushat)

8.Të gjitha shërbimet administrative.

Bashkëngjitur gjeni dy vendimet e KGJK-së, nr.444/22 dhe nr.445/22