Prishtinë 23 nëntor 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani-Rama, ka pritur në një ligjeratë të hapur studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina”, në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë
Ligjërata e kryetares, e cila u pasua nga një diskutim i hapur, u fokusua në sistemin gjyqësor të Kosovës, ligjin për gjykata, kompetencat e gjykatës dhe degëve të saja, përgjegjësitë e departamenteve të gjykatës, mekanizmin e ndërmjetësimit, publikimin e aktgjykimeve, si dhe mundësitë për kryerjen e praktikës nga ana e studentëve.
Mbi 30 studentë, të cilët ishin prezent në sallë, patën mundësinë t’i parashtrojnë pyetje drejtpërdrejtë Kryetares dhe te marrin përgjigje profesionale nga ajo.
Të pranishëm në këtë ligjeratë ishin gjithashtu edhe partneret tanë z. Artan Hadri nga Projekti për Drejtësi i USAID-it, dhe Profersor Asistent z. Islam Pepaj nga Fakulteti Juridik.