Prishtinë 27 tetor 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama ka pritur në takim zëvendësuesin e Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, z. Haki Maxharraj.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të ndryshme me interes të përbashkët që ndërlidhen me punën e gjykatës dhe Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë.
Kryetarja e Gjykatës Shabani – Rama e falënderoj z. Maxharraj për angazhimin dhe bashkëpunimin e mirëfilltë me gjykatën si dhe shprehu përkushtimin e saj në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.