Kryetarja Shabani – Rama ka pritur në takim Kryetaren e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës

Kryetarja Shabani – Rama ka pritur në takim Kryetaren e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës

Prishtinë, 25 tetor 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj.Albina Shabani ka pritur në takim Kryetaren e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONK), znj.Ganimete Xhelili.

Xhelili.

Kryetarja Shabani – Rama e falënderoi për vizitën kryetaren Xhelili dhe e njoftoi për veprimet me të cilat është duke marr Gjykata Themelore në Prishtinë në drejtim të referimit të sa më shumë rasteve që janë të përshtatshme për procedurë të ndërmjetësimit gjithashtu u diskutua edhe lidhur me organizimin e proceseve të ndërmjetësimit në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, kryetarja e Odës së Ndërmjetësusve të Kosovës rekomandoj që në mënyrë që qytetarët ti shmangen proceseve gjyqësore, të vazhdohet të referohen rastet për ndërmjetësim kur plotësohen kushtet ligjore, si një alternativë e cila  ju mundëson qytetarëve zgjedhjen e konflikteve apo marrëveshjeve jashtë procesit gjyqësor.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kryetarja e Odës së Ndërmjetësusve të Kosovës u pajtuan që sa më shumë të njoftohen qytetarët për përparësitë e zgjidhjeve të kontesteve përmes ndërmjetësimit, si dhe u pajtuan për angazhimin dhe bashkëpunimin ë mirëfilltë në mes dy institucioneve.