Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.P për dy vepra penale

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti  Special  ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.P për dy vepra penale

Prishtinë, 24 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.P për veprën penale në bashkëkryerje Shpërlarja e parave nga neni 308 lidhur me nenin 31 të KPRK lidhur me nenin 56 pargrafi 1 pika 1.1.1.2,1.5 dhe 1.6 të Ligjit Parandalimin e pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit dhe për veprën penale Shpërlarja e parave nga neni 308 lidhur lidhur me nenin 56 paragrafi 1 pika 1.1.1.2,1.5 dhe 1.6 të Ligjit Parandalimin e pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

I akuzuari K.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muaj, të cilin dënim do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi,  dënim me gjobë në shumë prej 2.000 euro si dhe dënim plotësues i konfiskohet Shtëpia në fshatin Çagllavicë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi, ankesa bëhet përmes kësaj Gjykate, për Gjykatën e Apelit në Prishtinë.