Prishtinë, 21 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale Vrasje e Rëndë nga neni 179 paragrafi 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të akuzuarit M.M e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata vlerësoi se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.M po të gjendet në liri mund të arratiset dhe ti shmanget organeve ndjekëse, ku lënia në liri e të pandehurit paraqet rrezik real se i njëjti mund të shmanget nga ndjekja penale, duke konsideruar se deri në momentin e ndalimit ka qenë në arrati, po ashtu po të gjinden i pandehuri në liri ekziston rreziku se i njëjti do të pengojnë zhvillimin e suksesshëm te hetimeve, duke ndikuar në të dëmtuarit dhe dëshmitarë, prandaj për zhvillimin e pa penguar është i nevojshëm caktimi i masës së paraburgimit.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.