Prishtinë, 21 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.S për shkak të veprës penale Rrezikim i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.S e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Gjyqtarja e procedurës paraprake me rastin e caktimit të paraburgimit, vlerësoi se ekziston rreziku i ikjes së tij ngase ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes dhe po që se i njëjti lihet në liri do të pengoj rrjedhën normale të procedurës duke mos u përgjigjur në ftesat e Gjykatës, po ashtu nëse i njëjti lihet në liri, do të pengoj rrjedhën normale të procedurës duke ndikuar në dëshmitarë, andaj gjyqtarja e procedurës paraprake konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje penale.
I pandehuri E.S dyshohet se me datë 19.10.2022, rreth orës 22:06 në rrugën magjistrale Prishtinë – Gracanicë, në fshatin Hajvali, derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, të cilin e drejtonte pa patent shofer, nga pakujdesia, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për rregullat e Trafikut rrugor, ka rrezikuar trafikun publik dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që duke mos pasur kujdes ndaj pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë me gjendjen e rrugës, e godet këmbësorin A.S, i cili në atë moment ishte duke kaluar rrugën dhe nga goditja këmbësorin e hedh në distancë të largët, ku si pasoj shkaktohet aksident komunikacioni me ç ‘rast këmbësori/dëmtuari A.S pëson lëndime të rënda trupore dhe si pasoj e lëndimeve të marra, ndërron jetë në Qendrën Klinike Unuversitare të Kosovës.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.