Prishtinë 20 tetor 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka aprovuar rekomandimin e Komisionit Rekrutues për zgjedhjen e z.Shaban Gërxhaliu në pozitën e Administratorit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Procedura e rekrutimit është udhëhequr duke u bazuar në Rregulloren Nr.04/2022 për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjen dhe Themelimin e Marrëdhënies së punës për Administrator të Gjykatave.
Mandati i Administratorëve të gjykatave është 5 vite, me mundësi vazhdimi.