Prishtinë 19 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit I.T për shkak të veprës penale Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari I.T është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në afatin e parapar ligjor.
I akuzuari I.T në periudhën kohore deri sa ishte në pozitën e e Ministrit te Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Republikës së Kosovës, me dashje kishte nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.