Prishtinë, 07 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve T.S, A.B, S.R, F.R dhe A.R.
I akuzuari T.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) vite, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje, Blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin me burgim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 deri me datë 07.10.2022, si dhe me dënim me gjobë në shumë pesë mijë €uro (5.000 €), për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) vite e tetë (8) muaj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje, Blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe dënim me gjobë në lartësi prej tremijë €uro (3.000 €), për veprën penale, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I akuzuari S.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) vite e tetë (8) muaj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje Blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe dënim me gjobë në lartësi prej tremijë €uro (3.000 €), për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin me burgim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 16.12.2020 deri me 07.10.2022.
I akuzuari F.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje Blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe dënim me gjobë në lartësi prej njëmijë e pesëqind €uro (1.500 €), për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin me burgim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 deri me datën 30.11.2021.
I akuzuari A.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) vite e tetë (8) muaj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje Blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe dënim me gjobë në lartësi prej tremijë €uro (3.000 €), për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin me burgim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 deri me datën 07 tetor 2022.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.