Prishtinë, 28 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale në vazhdimësi Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, veprës penale në vazhdimësi Falsifikimi i dokumentit nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe veprës penale Prezantimi i rremë si person zyrtar nga neni 409 par.2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.M e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer veprat penale, andaj me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia, ekziston rreziku që i njëjti do ti asgjësojë, fsheh apo ndryshjë provat e veprës penale, ndikimit në dëshmitarë si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.