Prishtinë, 27 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve XH.SH, S.SH I.S dhe A.G.
I akuzuari XH.SH është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) vite, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 02.12.2018 e tutje, si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëzet e pesë mijë €uro ( 25,000.00 €) për veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur me veprën penale, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 i të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 281 paragrafi 1 pika 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhepër veprën penale Legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari S.SH është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 02.12.2018 e tutje si dhe dënim me gjobë në lartësi prej pesëmbëdhjetë mijë €uro ( 15,000.00 €), për veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur me veprën penale, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 i të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 281 paragrafi 1 pika 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari I.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) vite, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 02.12.2018 e tutje si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëzet e pesë mijë €uro ( 25,000.00 €) për veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur me veprën penale, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 i të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 281 paragrafi 1 pika 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhepër veprën penale Legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari A.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 26.03.2019 deri me datën 05.07.2019, për veprën penale Ndihma në kryerjen e veprës penale Legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa në bazë të nenit 364, par.agrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPPRK-së, lirohet nga akuza sepse nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale, Falsifikimi i dokumenteve nga neni 398 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Gjykata në harmoni me nenin 62 paragrafi 2 nënparagrafi 2.7 dhe 69 të KPRK-së, shqipton Dënim Plotësues – Konfiskimi i sendeve të përdorura apo të destinuara për kryerjen e veprës penale dhe atë, Sasia e narkotikut e llojit “Heroinë”, në peshë bruto prej 113 kg e 507 gram dhe disa gram Heroinë substancë e kundërligjshme e përdorur për kryerjen e veprës penale, një veturë BMW si dhe disa konfiskime të tjera të cilat janë përdorur për kryerjen e këtyre veprave penale.
Me aktvendim të veçantë PS.67/19, të datës 27 shtator 2022 gjykata komform nenit 367 paragrafi 1 pika 1.1 lidhur me paragrafin 2, 6 dhe 7 të KPPRK-së, të akuzuarve XH.SH, S.SH dhe I.S, ua ka vazhduar masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Palët kanë të drejtën e ankesës kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.