Prishtinë, 07 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.R për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Cenimi i të drejtës ne greve nga neni 221 par 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtarja procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.R e ka refuzuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e sigurisë Ndalimi për t’ju afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Të pandehurit M.R i ndalohet që t’i afrohet personit – të dëmtuarit RR.J. në afërsi prej 500 metra në ambient të hapur, ndërsa në ambient të mbyllur në afërsi prej 50 metrave.
Gjyqtarja e procedurës paraprake gjeti se Propozimi i Prokurorit të Shtetit është i bazuar sa i përket dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, por ka vlerësuar se masa e paraburgimit për të pandehurin është e rëndë në këtë fazë të procedurës dhe ka vendosur që ndaj tij të caktoj masën e sigurisë Ndalimi për tju afruar vendit apo personit të caktuar, në kohëzgjatje prej një (1) muaj.