Prishtinë, 15 korrik 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Albina Shabani Rama ka pritur në takim homologun e saj nga Gjykata e Apelit z. Valon Totaj.
Në takim prezent ishin Administratorët e e dy gjykatave z.Nusret Arifi dhe z.Shaban Gërxhaliu. Gjatë këtij takimi u diskutuan një mori çështjesh me interes të përbashkët mes dy gjykatave me theks të veçant dërgimi i lëndëve me ankesë përmes sistemit SMIL nga Gjykata Themelore në atë të Apelit, kthimi i lëndëve për arhivim në Gjykatën Themelore të cilat janë vendos nga ish-Gjykata e Qarkut në shkallë të parë, kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.Kryetarja Shabani – Rama falënderoi z.Totaj për vizitën e realizuar dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe u zotua se në të ardhmen ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tepër.3,989People reached553EngagementsBoost post
1101101 Comment1 ShareLikeCommentShare