Prishtinë, 06 korrik 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama ka pritur në takim anëtarët e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës dhe Komisionit për Administrim të Gjykatave Fahret Velija, Arjeta Sadiku dhe Fidan Hoxha, së bashku me ekspert dhe përfaqësues të USAID-it Amerikan.
Temë diskutimi ka qenë identifikimi i sfidave në përgjithësi me të cilat ballafaqohet Gjykata Themelore e Prishtinës, tejkalimin e tyre dhe thellimin e bashkëpunimit me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës në gjykatë.
Kryetarja e gjykatës Shabani-Rama në emër të Gjykatës Themelore në Prishtinë shprehu gatishmërinë e plotë për një rol aktiv në secilin aktivitet të KGJK-së dhe partnerëve tjerë që për qëllim ka rritjen e performancës pozitive të gjykatës.
Delegacioni më pas ka realizuar takim edhe me UD Administratorin e gjykatës Shaban Gërxhaliu për të diskutuar për tema aktuale të gjykatës me interes të përbashkët.