Prishtinë 19 maj 2022 – Përkthyesja e Gjykatës Themelore në Prishtinë – dega në Podujevë Xhevide Gashi – Selmani është pensionuar sot, pas një përvoje të suksesshme në sistemin gjyqësor.
Gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës Themelore në Prishtinë – dega në Podujevë Minir Hoti, në emër të gjyqtarëve dhe gjithë stafit administrativ e falënderoj znj. Xhevide Gashi – Selmani për angazhimin dhe kontributin e dhënë në punë që nga viti 1973 deri më sot, duke i uruar shëndet dhe pensionim të mbarë.