Prishtinë 19 maj 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Podujevë, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i karteleve të bankës apo të kreditit nga neni 301 paragrafi 3 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit A.S. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 23 paragrafi 3 nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës