Prishtinë 12 maj 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Të pandehurit A.G. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2 dhe 1.2.3 e lidhur me nenin 188, 189, 190 të KPPRK-së.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.