Prishtinë 11 maj 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani – Rama priti në takim Kryetarin e Komisionit për Administrim të Gjykatave Fahret Vellija si dhe anëtarët e tjerë të këtij komisioni nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Të pranishëm në këtë takim ishin gjyqtarët mbikëqyrës të degëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi për gjyqtarë dhe staf të gjykatës lidhur me aktivitetin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili ka për qëllim auditimin e të gjitha gjykatave dhe degëve në të gjitha fushat. Ky auditim sipas përfaqësuesve të Komisionit për Administrim të Gjykatave ka për qëllim identifikimin e ngecjeve eventuale në fusha të caktuara dhe evitimin e tyre përmes rekomandimeve të cilat do të dalin nga raporti përfundimtar.
Kryetarja Shabani – Rama si dhe gjyqtarët mbikëqyrës të degëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë mirëpriten këtë proces të auditimit dhe premtuan bashkëpunim dhe koordinim të plotë.