Prishtinë 11 maj 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama priti në takim Përfaqësuesen e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm znj. Caroline Ziadeh si dhe Përfaqësuesen e Përhershme e UNDP-së znj. Maria Suokko.
Të pranishëm në këtë takim ishin Mustafë Tahiri, Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Enver Fejzullahu, Drejtor i Akademisë së Drejtësisë, Dren Rogova zëvendëskryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Adnan Konushevci gjyqtar i kësaj gjykate, Shaban Gërxhaliu administrator i gjykatës si dhe përfaqësues tjerë nga PSSP dhe UNDP.
Kryetarja Shabani – Rama pasi që i falënderoj për vizitën, i njoftoj të pranishmit me punën e deritanishme të gjykatës, për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar gjykata, me ngarkesën e madhe të lëndëve që janë në punë si dhe numrin e madh të lëndëve të cilat janë duke u pranuar në gjykatë.
“Bashkëpunimi dhe ndihma juaj na kanë ndihmuar që gjykata jonë të jetë më efikase dhe më transparente, pres që ky bashkëpunim të thellohet dhe të avansohet edhe më shumë, unë si kryetare e gjykatës, stafi i gjykatës dhe qytetarët e Kosovës ju janë falënderues për përkrahjen e vazhdueshme që jeni duke na ofruar” tha mes të tjerash kryetarja Shabani – Rama.
“Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe sigurimi i qasjes në drejtësi dhe të barabartë në drejtësi për të gjithë, janë jetike për funksionimin e një demokracie të shëndetshme dhe për paqen afatgjate dhe zhvillimin e qëndrueshëm” tha Caroline Ziadeh, Përfaqësuese e Posaqme e sekretarit të Përgjithshme.
Ndërsa Maria Suokko, Përfaqesuese e Përhershme e Zyrës së UNDP-së në Kosovë tha “Vizita e përbashkët tregon partneritetin tonë të vazhdueshëm dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe institucionet qendrore dhe lokale, miqtë dhe partnerët tanë nga PSSP në mbështetje të sundimit të ligjit dhe qasjes në drejtësi në Kosovë. Fakti që bashkëpunimi ynë ndër vite është fokusuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës nuk është rastësi. Kjo është gjykata me më së shumti çështje – dhe sfida përkatëse. Dëshiroj të përgëzoj zonjën Rama dhe stafin e gjykatës që së fundmi është vlerësuar si “gjykata më transparente në Kosovë”. Kjo është një arritje domethënëse. Ne jemi të gatshëm të mbështesim institucionet e Kosovës në zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit të Kosovës për Sundimin e Ligjit.”
Krejt në fund delegacioni vizitoi nga afër aktivitetin e zyrtarëve të cilët janë angazhuar në gjykatë në partneritet me zyrën e PSSP-së dhe UNDP-së