Prishtinë 10 mars 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.J, F.J.S, M.P dhe SH.SH për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit të datës 10.03.2022 kundër të pandehurve K.J, F.J.S, M.P dhe SH.SH e ka refuzuar si të pa bazuar dhe ndaj të njëjtëve ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.
Masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurve K.J, F.J.S, M.P dhe SH.SH do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, deri me datë 09.04.2022.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.