Prishtinë 04 mars 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, në konfliktin administrativ të paditësve Q.S, M.K, V.H, Y.B, A.R, K.K, A.Gj,V. D, A.V, A.Z, Q.M, A.T, A.K, B.B, G.G, B.B, I.D, M.G, A.B, S.H, F.D, Z.B, M.SH, L.L, Z.M, B.M, M.B, Xh.I.R, A.R, A.S, V.K, H.H, K.H.F, M.Z.S, A.O, B.B, F.S, R.Xh, A.M, D.R, E.M, A. H, B.B, A.Sh, F.R, K.S, I.B, M.P.SH, F.TH, SH.S, B.K, F.K, G.G, J.H, G.SH, V.H, E.D, L.V, N. B, A.D, A.H, A.Ç, M.M, S.S, F.S, M.B, F.D, L.K.ZH, B.R, SH.L, F.R.A, XH.S.D, N.P, F.B, V.A, M.I, V.D, M.M.A, A.RR, E.GJ, A.G, P.SH, A.G.SH, M.S.G, F.D,V.D, R.K, SH.M, B.B, E.K, O.C, V.A, S.B, J.L, M.M, A.SH, E.K.K, SH.A, A.B, A.B, SH.A, N.B.N, I.J si dhe B.P me bazë juridike anulim i vendimit, në seancën publike të shqyrtimit kryesor, të mbajtur në prani të palëve, me datën 1 shkurt 2022, ka marr Aktgjykim dhe është aprovuar në tërësi kërkesëpadia e paditësve si më lartë si e bazuar.
Anulohet vendimi i të paditurës, Ministria e Drejtësisë, Nr. 15/2020 Nr. Prot. 01 – 173 të datës 24.02.2020, si i kundërligjshëm dhe Vërtëtohet procesi i Provimit për Noterinë i shpallur me datë 19 prill 2019 nga e paditura Ministria e Drejtësisë, si i ligjshëm dhe i drejtë.
Kundër këtij aktgjykimi është e lejuar ankesa në afat prej 15 ditëve, nga dita e marrjes së të njëjtit, në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, përmes kësaj gjykate.