Prishtinë 25 shkurt 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama ka pritur në takim gjeneratën e re të praktikantëve, të cilët do të angazhohen në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe degët e saj në periudhën një vjeçare.
Gjatë këtij takimi, kryetarja e gjykatës fillimisht ju ka dëshiruar mirësëardhje dhe ka inkurajuar praktikantët që gjatë kësaj periudhe kohore të përfitojnë sa më shumë njohuri nga puna praktike, njëkohësisht nga të njëjtit ka kërkuar që krahas mësimit praktik të jenë të disiplinuar në kuptim të respektimit të rregullave dhe procedurave përkatëse të cilat zbatohen në gjykatë.
Duke qenë gjykata më e madhe në vend, kryetarja Shabani Rama theksoj se Gjykata Themelore në Prishtinë ju mundëson të përfitojnë sa më shumë njohuri dhe të zhvillohen profesionalisht.